Sport

Khedira vazhdon me Union Berlinin

Mesfushori defensiv Rani Khedira ka vazhduar bashkëpunimin me Union Berlinin. Ekipi gjerman ka njoftuar të hënën se 29-vjeçari është pajtuar ta rinovojë kontratën që i skadonte këtë verë.

Me rinovimin e kontratës, Khedira do të jetë pjesë e Union Berlinit edhe për dy sezonet e ardhshme, si dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë. Khedira ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë tek Union Berlini dhe më të rregullt, pasi këtë edicion ka munguar në vetëm dy ndeshje.

Në total, Khedira ka regjistruar 40 paraqitje në të gjitha garat, ku e ka shënuar edhe një gol. Ai është pjesë e Union Berlinit prej vitit 2021, kur iu bashkua nga Augsburgu.