Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi i Rusisë del në përkrahje të Ukrainës

Sulmuesi i Rusisë, Fedor Smolov, është bërë lojtari i parë rus që ka reaguar rreth pushtimit të Ukrainës nga forcat e Kremlinit.

Smolov përmes Instagramit ka postuar një foto të zezë me mbishkrimin: “Jo luftës”, dhe ka vendosur flamurin e Ukrainës.

Smolov luan për Dynamo Moskën, derisa është i ftuar edhe te përfaqësuesja e futbollit të Rusisë.