Portieri rus Stanislav Kritsyuk shpreson të ndalet lufta e Rusisë ndaj Ukrainës.
Portieri që aktivizohet te Zenit Shën Petersburgu ka vendosur të flasë për situatën që po ndodh në Ukrainë. “Gjithë këto ditë unë, si shumë prej nesh, jam i shqetësuar në shpirtin tim. Sepse nuk jam vetëm futbollist, por edhe person, qytetar, baba, bir dhe jam kundër që kushdo të vuajë e të vdesë”, shkroi Kritsyuk që ka dy ndeshje të zhvilluara me Përfaqësuesen e Rusisë.
Deri më tani shumë lojtarë rusë kanë qëndruar të heshtur që nga fillimi i pushtimit, duke sugjeruar se politika dhe sporti nuk duhet të përzihen.