Sport

Ukraina gati për edicionin e ri të futbollit

“Më dhemb zemra kur mendoj për Kharkivin”, thotë portieri Denys Sydorenko.

“Një raketë goditi terrenin tonë të stërvitjes, nuk ka mbetur asgjë nga vendi ku luanim”. Më datën 22 shkurt të këtij viti, ekipi i Sydorenkos, Metalist 1925 Kharkiv, po merrte pjesë në një seancë të rregullt stërvitore gjatë pushimit dimëror të Premier Leagues të Ukrainës. Dy ditë më vonë, gjithçka ndaloi. Rusia kishte pushtuar vendin. Tani, gjashtë muaj pas luftës, Ukraina po përgatitet të rifillojë garat e futbollit - pavarësisht rrezikut të madh që sjell konflikti i vazhdueshëm. Vendimi për të anuluar pjesën e mbetur të sezonit futbollistik 2021/22 u mor përfundimisht në muajin prill. Shakhtar Donetsk ishte lider me dy pikë më shumë kur ishin luajtur gjysma e ndeshjeve. Në korrik u njoftua se fushata e re do të vazhdojë nga 23 gushti - Dita e Flamurit Kombëtar të Ukrainës - pas një urdhri të presidentit Volodymyr Zelensky.

“Rifillimi i futbollit është një hap i madh për vendin”, thotë Andriy Pavelko, kreu i Federatës së Futbollit të Ukrainës. “Është një shenjë për botën që Ukraina mund dhe do të fitojë. Është gjithashtu një shenjë për shoqërinë se ne kemi besim”.

Që nga pushtimi i Rusisë, shumë ekipe janë zhvendosur në qytete të tilla si Lvivi në perëndim të vendit - të konsideruara më të sigurta se rajonet e tjera që janë shënjestruar më shumë. Dynamo Kievi është ndër klubet që planifikon ndeshjet kampionale t’i luajë në kryeqytet apo rrethinat e tij. Skuadra e Sydorenkos ka qenë duke u stërvitur në Uzhhorod, në kufirin me Sllovakinë, rreth 1,300 kilometra nga qyteti që ata e quajnë shtëpi. Pjesë të Kharkivit janë shkatërruar plotësisht nga lufta, me banorët që e krahasojnë atë me Chernobylin.

“Kur lojtarët u takuan përsëri, ne folëm për gjithçka - ku ishin të gjithë kur filloi lufta, çfarë po bënin”, thotë Sydorenko 33 vjeç, i cili në shkurt iku në Ukrainën perëndimore me të dashurën e tij. “Tani, ne po punojmë shumë në stërvitje. Ne duam t'i bëjmë tifozët tanë të lumtur dhe të fitojmë çdo ndeshje”.

Presidenti i Federatës ukrainase, Pavelko thotë se po vazhdojnë diskutimet me Ministrinë e Mbrojtjes për mënyrën më të mirë për të zhvilluar ndeshjet këtë sezon. Për momentin pritet që spektatorët të mos marrin pjesë. Stadiumet e miratuara do të pajisen me sirena të sulmit ajror dhe streha për bomba.

“Është mirë që të gjitha ligat do të luajnë. Kjo do të rrisë shpirtin e të gjithëve”, thotë ai.

Anna Myronchuk, e cila luan për skuadrën e femrave të Dynamo Kievit, thotë se ekipi i saj është i emocionuar nga perspektiva e rikthimit të futbollit. Ajo thotë se kjo i ndihmon të heqin mendjen nga lufta - qoftë edhe për një kohë.

“Për çdo lojtar është një gëzim i madh të rikthehet në fushë, të luajë, të shënojë një gol, të fitojë”, thotë ajo.

“Por pastaj kthehemi te telefonat tanë, shikojmë lajmet dhe shohim se çfarë ka ndodhur”.

Pas pushtimit të Rusisë, një numër i bashkëlojtareve të skuadrës së Myronchukut u detyruan të jetonin në një bunker për dy javë.

“Askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me futbollin”, thotë trajneri i Dynamos për femra, Volodymyr Petrenko. “Por drejtori ynë nuk na braktisi, ai na pagoi rrogën tonë. Ne kishim mësime në ‘Zoom’ dhe u dhamë lojtarëve detyra individuale. Ne kishim një mësues të jogës, por sigurisht që vetëm trajnimi nuk është i njëjtë”.

Gjatë muajve që pasuan, ekipi i meshkujve të Dynamos - plus Shakhtari dhe Përfaqësuesja e Ukrainës - luajti një seri miqësoresh jashtë vendit për të mbledhur paratë e ndihmës në një turne global për paqe.

“Gjatë ndeshjeve të para disa prej nesh qanë pas himnit kombëtar”, thotë portieri i Shakhtarit, Anatoily Trubin, i cili ka luajtur dy herë për Ukrainën. “Shakhtari më rriti. Jam gjithmonë i lumtur kur vesh fanellën e Shakhtarit”.

Shakhtari ka kaluar tashmë tetë vjet në mërgim për shkak të konfliktit, pasi u detyrua të largohej nga qyteti lindor i Donetskut kur shpërthyen luftimet me separatistët pro-rusë në vitin 2014. Donetsku tani është në vijën e parë të luftës me Rusinë. Ndërsa kryesonte tabelën e ligës kur sezoni i kaluar u anulua, Shakhtari tashmë ka fituar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të këtij viti, me Dynamon që shpreson t'i bashkohet, ndërsa SC Dnipro-1 ka një shans për të arritur në Ligën e Evropës. UEFA kërkon që ndeshjet në shtëpi të skuadrave ukrainase në garat evropiane të zhvillohen jashtë vendit - Dynamo do të luajë ndeshjen e parë të plejofit kualifikues kundër Benficas në Poloni të mërkurën.

Por ndërsa disa skuadra tashmë janë kthyer, dy nga klubet më të mira të vitit të kaluar nuk ka gjasa të kthehen së shpejti. Desna Chernihiv ishte e shtata në tabelë kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Një qytet në veri të Ukrainës, afër kufirit me Bjellorusinë, Chernihiv ishte përfunduar deri në mars, i rrethuar nga trupat ruse. Qyteti ishte i rrethuar natë e ditë, me dhjetëra mijëra njerëz të bllokuar. Disa i përshkruan ndërtesat civile dhe zonat e banuara si të synuara qëllimisht. Vendi i shtëpisë së Desna - i njohur më parë si stadiumi “Yuri Gagarin” sipas kozmonautit të famshëm sovjetik - u dëmtua rëndë. Anëtarët e ekipit të trajnerëve morën armët dhe u bashkuan me mbrojtjen e qytetit, ndërsa klubi ndihmoi në mbledhjen e fondeve për pajisjet e imazhit termik dhe dronët. Rusët u tërhoqën në fillim të prillit, por ka shumë punë për të bërë për ta rindërtuar. Oleksandr Drambayev ishte duke luajtur për Mariupol FC kur ndodhi pushtimi. Qyteti mbeti në gërmadha pas pothuajse tre muajsh sulmi të pamëshirshëm dhe tani është në duart e rusëve.

“Mariupol FC nuk ekziston tani”, thotë mbrojtësi 21-vjeçar, i cili ishte i huazuar nga Shakhtar.

Drambayev ishte jashtë shtetit kur tanket ruse kaluan për herë të parë mbi kufi në shkurt. Vetëm 15 minuta para se të hipte në një fluturim për në Ukrainë, atij iu tha se vendi i tij ishte pushtuar. Shokët e tjerë të skuadrës filluan të dërgonin mesazhe, duke thënë se raketat kishin goditur ndërtesat pranë shtëpive të tyre. Realiteti goditi. Ai nuk do të kthehej më. Atij iu tha të gjente një ekip të ri dhe tani është në huazim te skuadra belge Zulte Waregem. Por ai ende mendon me dashuri për ish-klubin e tij.

“Më mungon Mariupoli me gjithë zemër”, thotë ai. “Kisha rënë në dashuri me qytetin. Kishim një fushë të bukur, sapo ishte bërë me bar të ri. E solla fanellën time të Mariupolit këtu dhe e vesha. Është një akt guximi të rifillosh futbollin në Ukrainë. Jam i lumtur për këtë, por në të njëjtën kohë jam shumë i shqetësuar”.