Kapiteni i Përfaqësueses së Ukrainës, Andriy Yarmolenko, ka folur para ndeshjes që Ukraina po e luan ndaj Skocisë në udhëtim, në kuadër të Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Ai ka përkrahur vendimin e UEFA-s për ta përjashtuar Rusinë nga Evropiani i vitit 2024.
“Mendimet e mia janë të thjeshta. Futbolli rus dhe sportet ruse në përgjithësi duhet të izolohen. Është një shtet me terroristë, shtet që vret ukrainasit, fëmijët tanë. Sporti nuk mund të ndahet nga i gjithë tregimi. Të gjithë lojtarët e Ukrainës dëshirojnë që Rusia të dënohet në të gjitha sferat”, ka thënë Yarmolenko para ndeshjes për mediumin “Eurosport”.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i FIFA-s mbështet përfundimin e suspendimit të Rusisë
-
Ushtarët u thonë lojtarëve të “tregojnë shpirtin e Ukrainës”
-
Lojtarët e Ukrainës ia kujtojnë botës vështirësitë dhe shkatërrimet nga lufta
-
Selektori i Ukrainës vlerëson paraqitjet e Kosovës
-
Kualifikimi në Evropian ngre moralin e ukrainasve