FIFA e ka urdhëruar Rusinë që t’i kompletojë ndeshjet e ardhshme pa flamurin e tyre, himnin dhe të paraqitet si Unioni i Futbollit të Rusisë në një territor neutral, pas pushtimit të Ukrainës.
Shumë shtete kanë njoftuar se do të refuzojnë të luajnë kundër Rusisë, përfshirë Anglinë, Poloninë, Republikën e Çekisë dhe Suedinë.
Plejofi i Kupës së Botës e vë përballë Rusinë me Poloninë dhe më pas fituesi i këtij dueli luan kundër Republikës së Çekisë apo Suedisë. Këto ndeshje janë planifikuar të luhen në muajin mars.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të enjten ka nisur pushtimin e shtetit fqinj, Ukrainën.
FIFA ka thënë se do të bisedojë me organizata të tjera sportive nëse Rusia duhet të përjashtohet nga garat.
Edhe
Presidenti i FIFA-s mbështet përfundimin e suspendimit të Rusisë
“FIFA dëshiron ta përsërisë se e dënon forcën e Rusisë në pushtimin e Ukrainës”, ka thënë trupi qeverisës i futbollit botëror të dielën në një komunikatë.
“Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje dhe FIFA shpreh solidaritetin më të thellë për të gjithë njerëzit e prekur me atë që po ndodh në Ukrainë. FIFA do të vazhdojë bisedimet me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, UEFA-n dhe organizatat e tjera sportive për të vendosur masa apo sanksione shtesë, përfshirë edhe përjashtimin potencial nga garat, e cila do të aplikohet në të ardhmen e afërt nëse situata nuk do të përmirësohet menjëherë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e FIFA-s.