Sport

Sulmuesi i Leipzigut, Hee-chan, rezulton pozitiv me koronavirus

Dy anëtarë tjerë të përfaqësueses së Koresë së Jugut në futboll kanë rezultuar pozitivë për koronavirus, duke e çuar shifrën totale të infektuarve te përfaqësuesja në dhjetë.

Lajmin për rastet e reja pozitive e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Koresë.

Sulmuesi i RB Leipzigut, Hwang Hee-chan dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë pas fitores 2:1 në miqësore ndaj Katarit të martën.

Gjashtë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit kishin rezultuar pozitivë gjatë fundjavës para miqësores të cilën e humbi 3:2 nga Meksika.

“Hwang Hee-chan ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai do të karantinohet dhe do të vazhdojë të testohet rregullisht”, ka njoftuar klubi i Bundesligës, RB Leipzig.

Përfaqësuesja e Koresë së Jugut dy miqësoret i luajti në Austri.