Gjashtë lojtarë dhe një anëtar i stafit të skuadrës së Koresë së Jugut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus para miqësoret të së shtunës të cilën e humbi 3:2 ndaj Meksikës, kështu që përballja e të martës me Katarin është në dyshim, raporton agjencia Reuters.
Agjencia Yonhap ka raportuar se fillimisht katër lojtarë të Koresë dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitivë 20 orë para përballjes miqësore me Meksikën në Austri.
Një ritestim i lojtarëve negativë konfirmoi edhe dy lojtarë tjerë të infektuar me koronavirus, kështu që ndeshja u luajt vetëm pas diskutimeve me Federatën e Futbollit të Meksikës dhe Federatën e Futbollit të Austrisë.
Federata e Koresë së Jugut ka thënë se ndeshja me Katarin do të luhet përderisa të jenë në dispozicion 13 lojtarë të shëndoshë dhe një portier, siç kërkohet me protokoll, duke shtuar se përfaqësuesja ka 19 lojtarë në dispozicion përfshirë dy portierë.
Fillimisht rezultuan pozitivë Kwon Chang-hoon, Hwaing In-beom, Lee Dong-jun dhe Jo Hyeon-woo, ndërsa në listë pas ritestimeve u shtuan edhe Kim Moon-hwan dhe Na Sang-ho.
Edhe
Sulmuesi i Leipzigut, Hee-chan, rezulton pozitiv me koronavirus
Gjitë lojtarët dhe anëtarët e stafit duhet të kalojnë dhjetë ditë në karantinë në Austri.
Koreja e Jugut është paraparë të përballet me Katarin në miqësore në Maria Enzersford, në Austri të martën.