Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pavarësisht lëndimit, Son përfshihet në ekipin e Koresë së Jugut

Heung-min Son është përfshirë në skuadrën e prej 26 lojtarësh të Koresë së Jugut për Kupën e Botës në Katar, pavarësisht se pësoi një frakturë në sy gjatë një ndeshje të Tottenhamit në Ligën e Kampionëve në fillim të këtij muaji.

Selektori Pauolo Bento përfshiu Sonin në skuadrën e tij, pasi 30-vjeçari u deklaruar i gatshëm për t’u paraqitur për koreanët, të cilët do të bëjnë paraqitjen e tyre të 10-të rresht në Kupën e Botës. “Ne jemi në kontakt me të, me departamentin mjekësor të Tottenahimit, por për kohën e saktë, ditën e saktë që ai mund të stërvitet me ekipin, nuk e kemi ende atë informacion.

Pra, duhet të presim, duhet të analizojmë çdo ditë situatën e tij. Kemi kohë për të vendosur”, ka thënë Bento para gazetarëve të shtunën kur edhe publikoi listën finale të Koresë së Jugut për Kupën e Botës që nis javën e ardhshme në Katar.

Në listë është përfshirë gjithashtu edhe sulmuesi i Wolverhamptonit, Hee-chan Hwang. Koreanët hapin kampanjën e tyre të grupit H kundër Uruguait më 24 nëntor përpara se të përballen me ganën më 28 nëntor dhe Portugalinë më 2 dhjetor.

Portierët: Kim Seung-Gyu, Jo Hyeon-Woo, Song Bum-Keun

Mbrojtësit: Kim Min-Jae, Kim Young-Gwon, Kwon Kyung-Won, Cho Yu-Min, Kim Moon-Hwan, Yoon Jong-Gyu, Kim Tae-Hwan, Kim Jin-Su, Hong Chul

Edhe Grupi H: Shpresat e Koresë së Jugut varen nga sulmuesi Son Sport Grupi H: Shpresat e Koresë së Jugut varen nga sulmuesi Son

Mesfushorët: Jung Woo-Young, Son Jun-Ho, Paik Seung-Ho, Hwang In-Beom, Lee Jae-Sung, Kwon Chang-Hoon, Jeong Woo-Yeong, Lee Kang-In, Son Heung-Min, Hwang Hee-Chan, Na Sang-Ho, Song Min-Kyu.

Sulmuesit: Hwang Ui-Jo, Cho Gue-Sung.