Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Tri raste pozitive me COVID-19 në fshatin e atletëve

Dy futbollistë të Afrikës së Jugut janë bërë garuesit e parë që kanë rezultuar pozitivë për koronavirus në fshatin e atletëve në Tokio - pesë ditë para fillimit të Lojërave Olimpike.

Shoqata e Futbollit e Afrikës së Jugut konfirmoi dyshen Thabiso Monyanen dhe Kamohelo Mahlatsin si raste pozitive.

Analisti i videos Mario Masha doli pozitiv të shtunën dhe ekipi është në karantinë në pritje të më shumë rezultateve të testit.

Një tjetër atlet nga jashtë fshatit gjithashtu doli pozitiv të delën.

"Ne kemi tre raste pozitive të Covid-19 në kampin këtu, dy lojtarë dhe një zyrtar", ka thënë menaxheri i ekipit të Afrikës së Jugut, Mxolisi Sibam.

Zëdhënësi i Tokio 2020, Masa Takaya ka thënë se tri raste janë nga i njëjti vend dhe i njëjti sport.

Edhe Rastet me COVID-19 shqetësim në fshatin olimpik Tokio 2020 Rastet me COVID-19 shqetësim në fshatin olimpik

“Ata janë të izoluar në dhomat e tyre dhe Tokio 2020 ofron ushqim për ta”, ka thënë ai. Zëdhënësi ka shtuar se pjesa tjetër e ekipit, që nuk është cekur, po ashtu është testuar. Duke folur të shtunën, shefi i Lojërave, Seiko Hashimoto ka thënë se “sportistët që vijnë në Japoni me shumë mundësi janë të brengosur. Unë e kuptoj këtë. Ne po bëjmë çdo gjë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Nëse ka ndonjë shpërthim, ne do të sigurojmë që të ketë një plan për t’u përgjigjur”.

I tërë ekipi i Australisë në atletikë ishte karantinuar në dhomat e tyre të shtunën në kampin përgatitor në Cairns, nga frika e koronavirusit. Por të dielën është pranuar rezultat negativ dhe atletët janë lejuar të garojnë në një ngjarje testuese.