Sportistët dhe zyrtarët e ekipeve janë testuar pozitivë për COVID-19 me ritme shumë më të larta se njerëzit e tjerë që mbërrijnë në Kinë për Lojërat Olimpike të Pekinit, thanë organizatorët të martën.
Shifrat e publikuara nga organizatorët lokalë treguan 11 teste pozitive për COVID-19 midis 379 sportistëve dhe zyrtarëve që mbërritën të hënën.
Ata janë dërguar në hotele të izoluara për të kufizuar përhapjen e infeksionit dhe mund të humbasin ngjarjet e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore që fillojnë të premten.
Gjatë një periudhe treditore, nga e shtuna deri të hënën, shkalla e pozitivitetit për sportistët dhe zyrtarët ishte 40 për qind më e lartë se ardhjet e tjera që kanë të bëjnë me ngjarjen olimpike. Normat u konfirmuan me PCR dhe teste të tjera përcjellëse, që u bën për dhjetëra mijëra njerëz në Lojërat Olimpike të Pekinit, të cilët do të jetojnë, punojnë dhe stërviten në komunitete të mbyllura, të ndara nga publiku i gjerë.
Qeveria kineze po ndjek një strategji të shëndetit publik me zero tolerancë. Të hënën shkalla e infeksionit nga testet e atyre që tashmë janë brenda “flluskave” olimpike ishte 100 herë më e lartë për sportistët dhe zyrtarët në krahasim me punëtorët.
Edhe
Sportistët ankohen për kushtet në hotelet që shërbejnë për karantinë në Pekin
Pesë nga 3103 testet nga grupi i sportistëve dhe zyrtarëve ishin pozitivë krahasuar me vetëm një nga më shumë se 60,000 testet ditore të punëtorëve.
Gjithsej 200 teste pozitive për COVID-19 janë regjistruar deri më tani në Lojërat Olimpike që nga 23 janari. 67 ishin të sportistëve dhe zyrtarëve.
Ndër sportistët që rezultuan pozitivë në Pekin është edhe skitarja nga Hong Kongu, Audrey King, e cila mbërriti nga një kamp stërvitor në Bosnje-Hercegovinë. King tha se nuk kishte simptoma dhe ishte optimiste për të skijuar në sllallom më 9 shkurt.
Përfaqësuesja më e vjetër e sportistëve në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, fituesja e dy medaljeve olimpike në hokej, Emma Terho, është gjithashtu në një hotel izolimi pasi pranoi rezultat pozitiv pas mbërritjes në Pekin.
“Edhe pse ky nuk ishte fillimi që parashikova, isha e lumtur kur pashë se protokollet që ka vendosur Pekini për këtë Olimpiadë po funksionojnë mirë”, shkroi Terho.
Me ceremoninë e hapjes të premten, disa sportistë që rezultuan pozitivë tashmë kanë hequr dorë nga shpresa për të garuar.
Edhe
45 raste të reja me COVID-19 në Lojërat Olimpike “Pekini 2022”
Valeria Vasnetsova nga Rusia tha se ambiciet e saj olimpike tashmë kanë përfunduar, pasi rezultoi pozitive dy herë pas mbërritjes në Pekin. Ajo ishte në mesin e tre sportistëve nga Rusia që u raportuan të hënën se dolën pozitivë.
“Fatkeqësisht, ëndrra ime olimpike do të mbetet vetëm një ëndërr”, ka shkruar Vasnetsova në rrjetet sociale. “Ndoshta një ditë do të gjej forcën të ngrihem sërish, por do të jetë një histori krejtësisht tjetër”.