Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kaminska dështon në testin e dopingut në Pekin

Skitarja e cross-countryt nga Ukraina, Valentyna Kaminska është suspenduar përkohësisht pasi ka dështuar në testin e dopingut në Lojërat Olimpike të Pekinit. 34-vjeçarja ka rezultuar pozitive në tri substanca të ndaluara ka njoftuar Agjencia Ndërkombëtare e Testimit.

Kaminska është sportistja e dytë që ka rezultuar pozitive në testin e Dopingut në Lojërat Olimpike të Pekinit. Më herët, pozitiv ka dalë edhe skitari nga Irani, Hossein Saveh-Shemshaki, i cili po ashtu është suspenduar përkohësisht javën e shkuar.

Kaminska ka marrë pjesë në tri ngjarje në Lojërat e Pekinit deri më tani.

Artikuj të ngjashëm