Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sportistët e Ukrainës do të jenë në Lojërat Paralimpike

20 sportistët e Ukrainës për Lojërat Paralimpike Dimërore pritet të jenë në Pekin në kohë për ceremoninë e hapjes të së premtes. Në fakt, bëhet e ditur se ekipi paralimpik i Ukrainës do të jetë në Pekin të mërkurën. Prania e tyre në Lojërat Paralimpike ishte në dyshim pasi Rusia e sulmoi Ukrainën.

Bordi i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik (IPC), do të mblidhet të mërkurën dhe mund të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj sportistëve rus ose t'i përjashtojë ata nga Lojërat Paralimpike.

Sportistët rus do të garojnë në Pekin me RPC, shkurtesë për Komitetin Paralimpik të Rusisë, si pasojë e një skandali dopingu të sponsorizuar nga shteti. Bjellorusia gjithashtu pritet të sanksionohet nga bordi i IPC-së për pjesën e saj në luftë. Bjellorusët mund të detyrohen të garojnë si sportistë asnjanës në Pekin, ashtu si Rusia. Rusia pritet të ketë 71 sportistë të përfshirë në Paraolimpiadë.

Rreth 650 sportistë nga 49 delegacione, përfshirë Ukrainën, pritet të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike që hapen të premten dhe mbyllen më 13 mars.

Artikuj të ngjashëm