Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” po hetojnë sportistët që pinë alkool në një park në Fshatin Olimpik.
Sportistëve u lejohet të konsumojnë alkool vetëm në dhomat e tyre dhe kur janë vetëm si një masë paraprake kundër Covid-19.
Policia mori pjesë në vendin e ngjarjes në Fshatin Olimpik, por emrat e sportistëve nuk janë bërë të ditur.
“Ne po shqyrtojmë çështjen. Ne do të ndërmarrim hapat e duhur bazuar në gjetjet tona”, tha Toshiro Muto, kreu i komitetit organizativ të Lojërave.
Ai gjithashtu bëri të ditur se gjashtë personave të përfshirë në Lojërat Olimpike u është hequr akreditimi për shkeljen e rregullave të koronavirusit.
Japonia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin pritës pas një rritje të rasteve me koronavirus.