Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

105 raste me COVID-19 në Fshatin Olimpik

Kryetari i Panelit të Pavarur i koronavirusit në Olimpiadën e Tokios, Brian McCloskey, tha se Lojërat Olimpike i kanë treguar botë se është e mundur të mbash një ngjarje të madhe në pandemi.

Brian beson se kanë arritur që të mos e rrezikojnë shëndetin e sportistëve në Tokio.

“Ky është një mësim shumë i rëndësishme nga Tokio për pjesën tjetër të botës. Duke respektuar masat të cilat i kemi vendosur kemi arritur të ruajmë shëndetin e sportistëve”, deklaroi Brian.

Sa i përket rasteve të koronavirusit në Fshatin e Olimpik janë infektuar rreth 105 persona prej tyre edhe disa sportistë.