Sulmuesi francez Wissam Ben Yedder është akuzuar për dhunim, tentim dhunimi dhe për sulm seksual, ka bërë të ditur Prokuroria e Nices, raporton BBC.
Zyra e prokurorit në qytetin jugor francez Nice ka konfirmuar se ka hapur rast ndaj sulmuesit, që luan për Monacon dhe Përfaqësuesin e Francës.
Sipas mediumeve franceze sulmi i pretenduar ka ndodhur në korrik në Beausoleil në rajonin francez Cote d’Azur.
Agjencia franceze e lajmeve “AFP” ka treguar se është kërkuar 900 mijë euro për Ben Yedder të lirohet me dorëzani.
Ben Yedder është vënë nën mbikëqyrje gjyqësore, ku ka detyrime të caktuara nga gjykata.