Sulmuesi i njohur francez, Wissam Ben Yedder, është shpallur fajtor për sulm seksual në gjendje të dehur, nga Gjykata Penale e Nicet. Ish-sulmuesi i Monacos dhe Sevillas u shpall fajtor për të gjitha akuzat dhe është dënuar me dy vjet burg me kusht.
Ben Yedder gjithashtu është gjobitur me 5000 euro për moszbatimin e urdhrit të policisë për ndalimin e automjetit të tij dhe i është pezulluar leja e drejtimit të veturës për gjashtë muaj.
Një grua bëri padi kundër Ben Yedderit për sulm seksual në muajin shtator.
34-vjeçari Ben Yedder edhe vitin e kaluar është përballur me akuza për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe sulm seksual.
Së fundi Ben Yedder luajti për Monacon. Kontrata me klubin francez i përfundoi më 1 korrik.
Ben Yedder ka zhvilluar 19 ndeshje me Përfaqësuesen e Francës. Ka kontribuuar me tre gola.