Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hakimi po hetohet për përdhunim

Achraf Hakimi - Maroku

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet e para për përdhunim nga mbrojtësi i Marokut, Achraf Hakimi, ka konfirmuar një burim i afërt me këtë hetim, shkruan “BBC” të mërkurën.

Një 24-vjeçare ka akuzuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Paris Saint-Germainit se e ka dhunuar atë në shtëpinë e tij, në kryeqytetin francez, më 25 shkurt.

Hakimi ka mohuar akuzat.

Burimi ka thënë se ajo e ka raportuar incidentin në stacionin e policisë të dielën, por nuk ka ngritur akuzë ndaj tij.

Hakimi që u lind në Spanjë, ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të Marokut që shkoi historinë duke shkuar deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar.

Edhe Hakimi në gjyq për akuzën për dhunim, thotë se mezi pret të flas Futboll 1 muaj më parë Hakimi në gjyq për akuzën për dhunim, thotë se mezi pret të flas

Maroku u bë skuadra e parë afrikane që shënon një sukses të tillë.

Të hënën po në Paris, Hakimi ishte pjesë e formacionit më të mirë nga “FIFPro”.