Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi, është nën hetim për sulm seksual. “Le Parisien” ka shkruar të hënën mbrëma se ndaj 24-vjeçarit është bërë kallëzim për një incident që dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e tij në Paris të shtunën, më 25 shkurt.
Prokurorët hapën një hetim pasi viktima e supozuar shkoi në një komisariat për të dhënë një deklaratë.
Hakimi ka munguar në dy ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligue 1 për shkak të një lëndimi. Mbrojtësi i krahut, pjesë e Parisit është prej vitit 2021. Me kampionin e Francës ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Artikuj të ngjashëm