Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendy shpallet i pafajshëm

Benjamin Mendy

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm në rastin ku ishte i dyshuar për dhunimin e një vajze.

Ai akuzohej edhe se ka tentuar ta dhunonte edhe një vajzë tjetër.

28-vjeçari akuzohej se e kishte sulmuar 24-vjeçaren në shtëpinë e tij prej 4.5 milionë eurove në “Cheshire”, në tetor të vitit 2020.

Ai ishte akuzuar edhe për tentimin e dhunimit të një vajze 29-vjeçare, që ka thënë se ai e kishte ngacmuar para dy vjetësh.

Mendy i kishte mohuar vazhdimisht këto akuza dhe është shpallur i pafajshëm nga juria në përbërje prej gjashtë meshkujve e gjashtë femrave.

Menjëherë pas vendimit final, futbollisti u pa në lot në sy, ndërsa në dalje të gjykatës, ka përqafuar një shok i cili ishte aty për ta përkrahur.

Edhe Skandali i kushtoi Mendyt, mbrojtësi fitonte 580 mijë euro në muaj Futboll 1 muaj më parë Skandali i kushtoi Mendyt, mbrojtësi fitonte 580 mijë euro në muaj

Mendy u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë kur City pagoi 57 milionë euro për transferimin e tij nga Monaco në vitin 2017.

Ai e fitoi tre herë Premier Leaguen me Cityn dhe ishte pjesë e ekipit të Francës që e fitoi Kupën e Botës në vitin 2018.

U lirua nga klubi kur kontrata e tij skadoi në fund të muajit qershor të këtij viti.