Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Viniciusi i del në përkrahje Mendyt

Benjamin Mendy është shpallur i pafajshëm për akuzat për përdhunimin.

Akuzat për francezin kishin nisur në vitin 2021 dhe ai nuk luajti futboll thuajse për dy vjet.

Për momentin Mendy është futbollist i lirë, pasi kontrata me Manchester Cityn i ka skaduar në qershor. Pasi u shpall i pafajshëm, bota e futbollit e ka përkrahur Mendyn 28-vjeçar.

Ndër të tjera Mendy mori përkrahje edhe nga ylli i Real Madridit, Vinicius Junior.

“Më vjen keq për gjithë atë që e ke kaluar, Benjamin Mendy. Ke humbur dy vjet të karrierës, por kjo është më e pakta nga kjo situatë. Çfarë mund të thuhet për dëmtimet psikologjike? Natyrisht se jeta juaj nuk do të jetë e njëjtë. Kultura e shkatërrimit të reputacionit e ka bërë edhe një viktimë tjetër. Lajmet e rreme krijohen dhe përhapen pa fakte. Pyetja ime është se çfarë do të bëhet për ta riparuar këtë dëm?”, ka shkruar ndër të tjera Viniciusi në llogarinë e tij në Twitter.

Artikuj të ngjashëm