Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, do t’i pranojë “shumicën e pagave të papaguara” nga klubi i Premier Leagues.
Kështu ka vendosur gjykata, shkruan “BBC” të mërkurën.
Francezi Mendy ishte akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në gusht të vitit 2021.
Mendy ishte suspenduar, ndërsa nuk ishte paguar nga shtatori 2021 deri kur u largua nga klubi, në qershor të vitit 2023.
Vitin e kaluar, Mendy u shpall i pafajshëm për akuzat që ishin bërë.
Mendy pritet të përfitojë 13 milionë euro nga City.
Edhe
Skandali i kushtoi Mendyt, mbrojtësi fitonte 580 mijë euro në muaj
Mbrojtësi i krahut të majtë me Cityn e ka fituar Premier Leaguen në vitin 2018, 2019 dhe 2021.
Paraqitja e fundit me Cityn ishte më 15 gusht 2021.
City e kishte transferuar Mendyn nga Monaco në vitin 2017 për afro 58 milionë euro.