Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skandali i kushtoi Mendyt, mbrojtësi fitonte 580 mijë euro në muaj

mendy

Benjamin Mendy është duke u munduar ta kthejë karrierën në rrugën e duhur te Pogon Szczecini në Poloni, pas skandalit për sulm seksual që e pati. 

Kjo edhe bëri që karriera e Mendyt të merrte kahe tjetër. 

Mendy ishte pjesë e Manchester Cityt të Pep Guardiolas para tre vjetësh. 

Por akuzat për sulm seksual, ku u përfshinë shtatë raste për dhunim, ndikuan shumë në jetën e tij. Pas gjykimit për kohë të gjatë, ai u lirua nga të gjitha akuzat. 

Mendy tani është 31-vjeçar. Në kohën te City, ai fitonte nga 580 mijë euro në muaj. Tani, Mendy ka pagë mujore prej 11 mijë e 500 eurove. Kështu ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”. 

Edhe Ish-aktori padit P.Diddyn për sulm seksual Showbiz 1 muaj më parë Ish-aktori padit P.Diddyn për sulm seksual

Pas Cityt, Mendy bëri karrierë të shkurtër te Lorienti në Francë dhe Zurichu në Zvicër. 

Është përballur edhe me shumë lëndime.