Luis Suarez nuk do të transferohet te Juventusi gjatë këtij afati kalimtar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i klubit italian, Fabio Paratici.
“Ne duhet ta heqim Luis Suarezin nga lista e objektivave. Suarez nuk do të arrijë të marrë nënshtetësinë italiane para mbylljet së afatit kalimtar”, deklaroi Paratici.
Sulmuesi uruguaian pritet të largohet nga Barcelona pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Roland Koeman. Për Suarezin interesim ka shprehur edhe Atletico Madridi.