Luis Suarez nuk do të transferohet te klubi argjentinas, River Plate.
Uruguaiani e ka bërë të ditur lajmin vetë për “Ovacio” në një intervistë dhënë të premten.
“Plani im është të qëndroj në Evropë, pavarësisht se River Plate provoi me të vërtetë të më transferonte. E kam menduar një lëvizje të tillë”, ka njoftuar 35-vjeçari.
“Nuk do të shkoj atje, sepse kjo skuadër është edhe jashtë Copa Libertadores”, ka shpjeguar sulmuesi.
Suarez në sezonin e kaluar me Atletico Madridin realizoi 13 gola e tri asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm