Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi mund të kthehet në Angli

Luis Suarez mund të kthehet të luajë në Premier League të Anglisë, ka raportuar “Birmingham Mail”.

Siç raportohet në ishull, trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, dëshiron transferimin e sulmuesit të Uruguait. Gerrard dhe Suarez në të kaluarën kanë luajtur bashkë te Liverpooli. Në garë për shërbimet e 35-vjeçarit ka shprehur edhe Inter Miami.

Suarez me Atleticon ka kontratë deri në fund të sezonit aktual, ndërsa në 40 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me tri asistime.

Artikuj të ngjashëm