Mediumi “The Athletic” ka shkruar të mërkurën se Luis Suarez ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ish-bashkëlojtarin te Liverpooli, Steven Gerrard, që prej muajit janar. Kontaktet, sipas mediumit anglez, janë bërë për një transferim të mundshëm te skuadra e Aston Villas.
Uruguaiani është futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Atletico Madridin tashmë ka përfunduar.
35-vjeçari ka edhe mundësi të tjera për transferim, por është duke biseduar me familjen e tij për destinacionin më të mirë të mundshëm.
Me Atleticon në sezonin që lamë pas, Suarez ka shënuar 13 gola dhe pati tri asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.