Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi drejt Aston Villas

Luis Suarez do të kthehet në Premier League për ta vazhduar karrierën. “Fichajes” ka raportuar të hënën se Suarez do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villas. Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Suarez prej sezonit të ri do të jetë nën urdhrat e trajnerit Steven Gerrard, të cilin e ka pasur bashkëlojtar te Liverpooli.

Suarez të dielën mbrëma e luajti ndeshjen e fundit në stadiumin e Atletico Madridit, që u konfirmua edhe nga klubi spanjoll.

Ai tek Aston Villa do të transferohet si lojtar i lirë dhe do të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin edhe për një vit tjetër. 35-vjeçari këtë edicion ka shënuar 13 gola në të gjitha garat për Atleticon.