Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, pati debutim ëndrrash me Gremion kur shënoi “hat-trick” në pjesën e parë, për ta ndihmuar skuadrën e tij të re braziliane ta fitojë “Recopa Gaucha Super Cup” të martën mbrëma.
Suarezi iu bashkua Gremios si futbollist i lirë pasi u largua nga skuadra Nacional e Uruguait.
Ai shënoi tre gola brenda 37 minutash, në fitoren e Gremios 4:1 kundër Sao Luiz.
Ishte tregolëshi i tij i parë që prej dhjetorit 2013, kur 35-vjeçari realizoi “hat-trick” në pjesën e parë për Liverpoolin kundër Norwichit në Premier League.
Suarezi karrierë ka bërë edhe tek Ajaxi, Barcelona dhe Atletico Madridi.
Gremio në sezonin e ardhshëm do të luajë në elitën e futbollit brazilian, pasi e ka siguruar inkuadrimin.