Stuttgarti ka siguruar me vështirësi kalimin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Golin e fitores për skuadrën e Bundesligës e shënoi në minutën e 95-të sulmuesi i Guinesë, Serhou Guirassy.
Golin e barazimit, Stuttgarti e shënoi në minutën e 86-të nëpërmjet Gil Diasit.
Paderborini i Bundesligës 2 gjermane kaloi në epërsi herët në minutën e 4-t me autogolin e Konstantinos Mavropanos.
Florent Muslija u inkuadrua te Paderborni në minutën e 84-t, ndërsa në minutën e 89-të u ndëshkua me karton të verdhë.