Borussia Dortmundi është ndalur në një të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë në futboll.
Të mërkurën mbrëma, Dortmundi pësoi 2:0 nga Stuttgarti.
Serhou Guirassy në minutën e 54-t dhe Silas në minutën e 77-të shënuan golat për Stuttgartin që u kualifikua në çerekfinale të Kupës. Stuttgarti ishte vendas.
Dortmundi u bë skuadra e madhe e radhës që u eliminua nga gara për Kupën e Gjermanisë.