Leipzigu e ka eliminuar Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë.
Leipzigu të mërkurën mbrëma fitoi me rezultatin 2:0 në “Red Bull Arena”, me nga një gol në secilën pjesë, për ta fituar ndeshjen çerekfinale.
Timo Ëerner në minutën e 22-të e shënoi golin e parë për skuadrën vendëse.
Goli i dytë u realizua në minutën e tetë të kohës shtesë, nga mbrojtësi Willi Orban.
Me këtë fitore, fituesi në fuqi i Kupës së Gjermanisë, Leipzigu, i bashkohet në gjysmëfinale Eintracht Frankfurtit, Freiburgut dhe Stuttgartit.
Edhe
Leverkuseni eliminon Dortmundin nga Kupa
Stuttgarti të mërkurën e eliminoi Nurnbergun, pas fitores 1:0.
Fitoren Stuttgartit mysafir ia siguroi mesfushori Enzo Millot, në minutën e 83-të.