RB Leipzigu është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë në futboll. Të martën mbrëma në gjysmëfinale, Leipzigu fitoi 5:1 në udhëtim ndaj Freiburgut.
Dani Olmo shënoi për epërsinë 1:0 të Leipzigut në minutën e 13-të, ndërsa menjëherë në minutën e 14-të realizoi Benjamin Henrichs. Në minutën e 37-të për 3:0 shënoi Dominik Szoboszlai. Çështja e fituesit përfundoi në minutat shtesë të pjesës së parë kur Christopher Nkunku shënoi për 4:0.
Joshko Gvardiol i RB Leipzigut u përjashtua me të kuq në minutën e 58-të.
Golin e vetëm për Freiburgun e realizoi Michael Gregoritsch në minutën e 75-të. Fare në fund, në minutën e 98-të, Szoboszlai shënoi nga penalltia për 5:1.
Te Salzburgu shkëlqeu Olmo, që pos golit i kishte edhe tri asistime.
Edhe
Futbollistet e Bayernit fitojnë Kupën e Gjermanisë
Në gjysmëfinalen tjetër, të mërkurën mbrëma, takohen Stuttgarti e Eintracht Frankfurti.
Finlja luhet më 3 qershor në Berlin.