RB Leipzigu ka shënuar fitore të thellë në kuadër të xhiros së dytë të Bundesligës gjermane.
Të premten mbrëma, Leipzigu fitoi 5:1 ndaj Stuttgartit.
Te fitorja Leipzigu erdhi në pjesën e dytë. Serhou Guirassy kaloi në epërsi Stuttgartin në minutën e 35-të. Benjamin Henrichs barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 51-të. Më pas për Leipzigun shënuan Dani Olmo, Lois Openda, Kevin Kampl dhe Xavi Simons.
Për Leipzigun janë pikët e para të edicionit. Stuttgarti pësoi humbjen e parë.
Artikuj të ngjashëm