Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu në çerekfinale të Kupës

Leipzigu është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores ndaj Hoffenheimit të mërkurën mbrëma. Leipzigu fitoi 3:1. Dy golat e pjesës së parë për vendësit erdhën nga Emil Forsberg në minutën e tetë dhe Konrad Laimer në minutën e 41-të.

Mysafirët ngushtuan epërsinë nëpërmjet Kasper Dolbergut në minutën e 77-të. Megjithatë, Timo Werner realizoi për 3:1, gjashtë minuta para fundit duke lënë pa gjasa për rikthim mysafirët, sidomos edhe pas përjashtimit të Stanley Nsokit, në minutën e 86-të.

Hoffenheimi ende nuk ka fituar në ndeshje zyrtare në vitin 2023.