Leipzigu ka fituar Kupën e Gjermanisë në futboll, pasi ka mposhtur Eintracht Frankfurtin në finalen me rezultat 2:0.
Christopher Nkunku dhe Dominik Szoboszlai realizuan golat e rëndësishëm për Leipzigun. Ata realizuan në minutat 71 dhe 85.
Është hera e dytë që Leipzigu ka triumfuar në këtë garë, vitin e shkuar dhe sivjet.
Bayerni e ka fituar këtë kupë 20 herë.