Futbollistet e Bayernit e kanë fituar të enjten Kupën e Gjermanisë.
Bayerni në finale të Kupës gjermane për futbolliste e mposhti Ëolfsburgun me rezultat të thellë 4:0.
Ndeshja finale u zhvillua në stadiumin e Kolnit dhe shënoi rekord sa i përket shikueshmërisë. Në tribuna ishin 46 mijë e 64 shikues.
Bayerni një gol e shënoi në pjesën e parë dhe tri të tjerë në pjesën e dytë për fitoren e thellë, 4:0.
Bayerni e ka siguruar titullin dhe janë ende të pamposhtur.