Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga, e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë ndaj Vardarit.
Struga të mërkurën fitoi në shtëpi me rezultatin 4:0. Të gjitha golat vendësit i shënuan në pjesën e dytë.
Besart Ibraimi, Mentor Mazrekaj, Flamur Tairi dhe Senad Jaroviq, i realizuan golat e fitores.
Struga në 12 ndeshje ka 24 pikë, një më pak se Shkupi e Shkëndija, dy skuadrat tjera shqiptare.
Vardari i fundit mbetet me 11 pikë.