Krahas Ballkanit, të hënën edhe dy skuadrat tjera shqiptare, Struga e Partizani i Tiranës, kanë mësuar kundërshtarët eventual në plejofin e Ligës së Konferencës.
Shorti është tërhequr të hënën në selinë e UEFA-s, ndërsa as Struga e as Partizani nuk kanë kundërshtarë të lehtë në plejof, nëse avancojnë nga rundi i tretë kualifikues i Ligës së Konferencës. Në plejof, Struga do të përballet me humbësin e duelit mes Zrinjskit të Mostarit dhe Breidablikut të Islandës, ekipe këto që përballen në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Megjithatë, për të arritur deri në plejof, Struga duhet ta eliminojë ekipin nga Luksemburgu, Swift Hesperange, me të cilin luan në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndërkohë, Partizani, i cili do të përballet me Valmieran e Letonisë në Ligën e Konferencës, në plejofin e kësaj gare, do të ketë punë me humbësin e duelit mes Astanas dhe Ludogoretsit. Këto dy ekipe luajnë me njëra tjetrën në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërsa Ludogoretsi ka eliminuar Ballkanin në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e para të plejofit të Ligës së Konferencës, do të luhen më 24 gusht kurse ato të kthimit pas një jave.
-
Struga e Partizani kërkojnë fitore për të bërë një hap drejt plejofit
-
Partizani e Struga shpresojnë ende në kualifikim
-
Partizani e Struga kërkojnë rezultate pozitive në ndeshjet e para të plejofit
-
Partizani e Struga gati për duelet e kthimit dhe kualifikimin në plejof
-
Partizani e Struga, përfaqësuesit tjerë shqiptarë në Champions