Stoke City raportohet se ka shprehur interesim për mesfushorin e Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain.
Anglezi ka edhe një vit në kontratën e tij aktuale me “Topçinjtë”, ndërsa për të kanë shprehur interesim Liverpooli dhe Chelsea.
Gjithsesi, sipas “TheSun”, në garë ka hyrë edhe Stoke që është e gatshme të ofrojë 25 milionë funte për 23-vjeçarin.