Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali ka gati 90 milionë funte për Lemarin

Arsenali raportohet se ka bërë gati ofertë prej 90 milionë funtesh për shërbimet e mesfushorit të Monacos, Thomas Lemar.

Sipas “SkySports”, shitja e Alex Oxlade-Chamberlainit ka shtyrë Arsene Wengerin të kthejë sërish vëmendjen kah Lemari, për të cilin ishte dorëzuar në mes të afatit kalimtar.

21-vjeçari po kërkohet me ngulm edhe nga Liverpooli, teksa kanë mbetur edhe pak orë deri në fund të afatit kalimtar.