Arsenali ka bërë një ofertë të përmirësuar për Thomas Lemarin e Monacos, raporton L’Equipe.
Sipas këtyre raporteve thuhet se “Topçinjtë” kanë ofruar 45 milionë euro për anësorin, por që pritet të refuzohet nga Monaco, transmeton Koha.net.
Monaco tashmë ka refuzuar një ofertë prej 40 milionë euro për shërbimet e tij, përderisa Lemar nuk do të provojë të shtyjë transferimin e tij tek Arsenali.
Situatën e tij janë duke e monitoruar edhe Manchester Unitedi, Tottenhami, dhe Atletico Madridi.
Artikuj të ngjashëm