Arsenali raportohet se ka vendosur të shesë mesfushorin anglez Alex Oxlade-Chamberlain.
Liverpooli dhe Chelsea janë të lidhur me një transferim të 23-vjeçarit, që ka edhe një vit kontratë me “Topçinjtë”, transmeton koha.net.
Trajneri i londinezëve, Arsene Wenger, ka thënë gjatë sezonit të shkuar se dëshiron ta mbajë mesfushorin, megjithatë “The Independent” raporton se ky qëndrim ka ndryshuar.
Tani thuhet se rregullat e Premier Ligës, që kërkojnë për një klub të mos ketë rritje pagash për më shumë se 7 milionë funte në krahasim me sezonin e shkuar, kanë vënë presion te Arsenali që po kërkon largimin e futbollistëve.
Arsenali për shërbimet e futbollistit po kërkon rreth 20 milionë funte.