Ballkani e ka nisur furishëm ndeshjen kundër La Fioritas, e vlefshme për rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Meriton Korenica realizoi golin e parë të takimit në minutën e gjashtë, falë edhe një devijimi nga ekipi kundërshtar.
Ballkani në këto gjashtë minuta ka krijuar disa raste shënimi, duke vë në pah cilësinë e kundërshtarit që ka përballë.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”.
Nëse kualifikohet në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, skuadrën nga Suhareka e pret fituesi i ndeshjes mes Sutjeskas ose Klaksvikut.
Ballkani në këtë fazën luan pasi u eliminua nga Zhalgirisi në Ligën e Kampionëve.
Artikuj të ngjashëm