Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani shënon dy gola të shpejtë ndaj La Fioritas

Ballkani e ka nisur mjaft mirë ndeshjen kthyese të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, kundër La Fioritas, në “Fadil Vokrri”.

Skuadra nga Suhareka ka shënuar dy gola të shpejtë. Realizator ishte Albion Rrahmani në minutën e shtatë dhe të tetë. 

Ballkani e fitoi ndeshjen e parë në San Marino me rezultat bindës 4:0. Kampioni i Kosovës është pothuajse me një këmbë në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, aty ku e pret fituesin e duelit mes Sutjeskas dhe Klaksvikut.