Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani i lumtur për golat dhe fitoren e thellë

Sulmuesi Albion Rrahmani është ndarë i lumtur me dy golat e shënuar në fitoren e thellë të Ballkanit në udhëtim ndaj La Fioritas.

Ballkani në San Marino të martën mbrëma fitoi 4:0 në kuadër të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa dy gola i shënoi Rrahamni. Për Rrahmanin ishin edhe dy golat e parë në garat e Evropës.

“Jam shumë i lumtur për dy golat e shënuar, ndërsa edhe më i lumtur jam që ndihmova ekipin e Ballkanit ta fitoj ndeshjen. Është një fitore që na jep qetësi për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Rrahmani të martën për KOHËN.

Ndeshja e kthimit në mes të Ballkanit dhe La Fioritas zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.