Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, e shënoi njërin prej tre golave në fitoren ndaj Larnes së Irlandës së Veriut. Rrahmani dëshiron që të vazhdojë me suksese të tjera individuale, por ka shtuar se Ballkani e ka synim arritjen e suksesit të kaluar.
Ballkani në edicionin e kaluar të Ligës së Konferencës shkoi deri në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte ndeshje mjaftë e mirë e jona. E kontrolluam atë dhe kjo tregon se e kemi një karakter të fortë pas disfatës në Bullgari. Shpresoj të vazhdojmë me rezultate pozitive, pse jo të synojmë përsëri fazën e grupeve të Ligës së Konferencës”, tha fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.
Ai nënvizoi se Ballkani ka krijuar diferencë të madhe nga ndeshja e parë.
“Kemi rezultatin në anën tonë prej tre golave. Edhe atje do të shkojmë, pse jo të mos e kërkojmë fitoren sërish. Synojmë të mos ndalemi, të mos mbyllemi, të mos e lejojmë lojën e kundërshtarit. Synojmë ta kontrollojmë ndeshjen. Si ndeshje ishte e vështirë, por treguam që jemi lojtar mjaftë kualitativ”, është shprehur Rrahmani.
Ai shtoi se përsëritja e edicionit të kaluar është e mundur nga Ballkani.
“Patjetër që kemi kapacitet. Kjo po shihet nga ndeshjet që po i bëjmë. Është diferencë nga viti i kaluar. Po bëjmë lojëra më të mira. Shpresojmë të përsëritet historia e vitit të kaluar. Synojmë të garojmë edhe më fort”, deklaroi Rrahmani.