Mesfushori i Ballkanit, Meriton Korenica ka thënë se ekipi nga Suhareka synon fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj La Fioritas të San Marinos.
Kjo ndeshje luhet të martën prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë, të luajtur javën e shkuar në San Marino, Ballkani e ka fituar me rezultatin e thellë 4:0 dhe praktikisht e ka siguruar kalimin në raundin e tretë.
“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Jemi gati për ndeshjen e kthimit. Ndeshjes do ti qasemi me seriozitet të lartë dhe do të hyjmë për të fituar edhe në ndeshjen e dytë", tha Korenica në konferencën për shtyp.
Artikuj të ngjashëm
-
Ballkani shënon dy gola të shpejtë ndaj La Fioritas
-
Te Ballkani nuk e nënçmojnë kundërshtarin nga San Marino
-
Te La Fiorita janë pajtuar me eliminimin, kërkojnë paraqitje të mirë në Prishtinë
-
Start i furishëm i Ballkanit, shënon golin e parë
-
Ballkani është i vendosur për ta mposhtur La Fioritan në San Marino