Sport

Korenica kalon Ballkanin në epërsi

Meriton Korenica me gjuajtje të fuqishme e të saktë dhe me ndihmën e shtyllës pingule, ka shënuar golin e parë për Ballkanin që po avancon ndaj Gjilanit 1:0 në Suharekë.

Korenica shënoi në minutën e 20-të të ndeshjes.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballkani është pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit rresht në të gjitha garat.