Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të mërkurën vizituan atë që sot është objekti më modern në Kosovë - stadiumin e qytetit të Prishtinës.
Ata panë nga afër rezultatet e punës dyvjeçare, "inspektuan" edhe hapësirat e brendshme të stadiumit, së fundi i emërtuar "Fadil Vokrri", dhe për qejf goditën edhe nja dy-tre herë topin.
Folën e u krenuan për stadiumin e rinovuar, shkruan Koha Ditore.
Veseli i entuziazmuar premtoi investime e stadiume moderne gati për çdo qytet, ndërkohë Gashi tha se rinovimi i stadiumit të qytetit të Prishtinës është bërë në kohë rekorde dhe se për këtë ka pasur përkrahjen e Veselit.
Në fakt, premtime ka tash e 20 vjet gati, por ky stadium është i pari i rinovuar mjaftueshëm për ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë punët është dashur të kryheshin para një viti sipas kontratës bazë, por për ministrin Gashi kjo është "kohë rekorde"....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Veseli dhe Gashi mburren me stadiumin “Fadil Vokrri”, premtojnë të tjerë të ngjashëm
-
Ministria e Sportit akoma s’e ka pranuar teknikisht stadiumin “Fadil Vokrri”
-
Gashi fton të mbushet stadiumi nesër për Superkupën e Kosovës
-
UEFA, të hënën inspekton stadiumin “Fadil Vokrri”
-
Gashi: Në maj stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm